Buxhuku: Programi i PD-së është populist, por duhet arsyetuar në hollësi nga profesionistët

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Gjergj Buxhuku administratori i Përgjithshëm i Konfindustria u shpreh se Shqipëria nuk ka ideologji të majtë apo të djathtë, sepse duhet të kesh një pikë referimi që është shteti.

Buxhuku: Shqipëria nuk ka ideologji të majtë apo të djathtë, sepse duhet të kesh një pikë referimi që është shteti, por ne nuk e kemi. Ne nuk kemi një treg të lirë të hapur, prona, institucione të hapura, luftë ndaj monopoleve dhe jemi në kushte shpopullimi.

Ne nuk i japim dot besim qytetarëve që të qëndrojnë në vend. Ne nuk gjykojmë dot se është një program zgjedhor, sepse PD po përpiqet që të marrë vota. Nuk mënjanohet fryma populiste, por kur duhen arsyetuar çështje në hollësi për sa i përket atyre që janë profesionale.  

SHKARKO APP