Buxhuku: Rritje ekonomike 2.7 %, parashikimi ishte 4%, PPP-të janë një minë me sahat
Ekonomia shqiptare është e dobët. Kështu shprehet kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, në studion e lajmeve në Ora News.
Ai u shpreh se rritja ekonomike për vitin e kaluar ishte 2.7 %, ndërkohë parashikimi ishte 4%. Ai tha se kjo rritje ka ardhur nga PPP-të, por shtoi se këto para janë borxh.
Buxhuku: Rritje ekonomike 2.7 %, ndërkohë parashikimi ishte 4%. Kjo rritje ekonomike vjen kryesisht nga PPP-të, por këto janë para që janë borxh. Shqipëria ka vite që nuk performon mirë, ka disa vite. Kjo ka treguar se ekonomia jonë është e dobët.
Referuar PPP-ve, ai tha se ato janë një minë me sahat, ku deputetët kanë ngritur dorën pa letra përpara për to.
Rreziku i PPP-ve është një minë me sahat që do të vërtetohet më vonë, kur do të përcaktohen pagesat nga shteti. Problemi i PPP-ve, çdo ngritje dore për to nga deputet e kanë bërë pa letra para, që është gjë shumë e rëndë. Nuk është thënë se cili do të jetë efekti ekonomik i tyre. Ekonomia shqiptare ka disa vite që performon keq, kjo tregon problematike në