“Bye bye Britani, Hello Rusia”

Analisti i dhe Drejtori i Qendrës për Studime Europiane në Uashington Janusz Bugajski e sheh daljen e Britanisë nga Europa si lëvizje që do të rrisë ndikimin e Rusisë në kontinent. Në një koment të shkurtër për referendumin, ai shprehet se pas këtij vendimi Kremlini do të rrisë veprimet e tij për më shumë influencë në Bashkimin Europain.

Ja çfarë shkruan analisti i njohur:

“Vendet Europiane druhen se vendimi i Britanisë do të krijojë probleme për sigurinë e tyre kombëtare. Në kontrast nga këto Kremlini e sheh divorcin anglez me BE-së si një reagim ndaj burokracisë së Brukselit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nacionalistët dhe konsevatorët do të fitojnë terren dhe zyrtarët e Kremlinit shpresojnë se një efekt domino i nisur nga Londra do të paralizojë dhe dobësojë NATO-në dhe aleancën. Presidenti Bullgar e parashikoi diçka të tillë. Ai tha se “sot është një ditë e keqe për BE-në, Europën, demokracinë dhe ekonominë e Unionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo deklaratë është domethënëse sepse shtet e reja të Unionit shohin se një BE pa Britaninë do të jetë më e dobët përballë Rusisë.

Avantazhi i parë për Putin do të jetë heqja e sanksioneve ekonomike nga Britania. Kjo është ajo që shpresojnë në Kremlin. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi sot se: “Se pa Mbretërinë e Bashkuar nuk do të jetë askush në Europë që do të mbrojë sanksionet kundër Rusisë me shumë zell”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?