Bylykbashi: Ky sistem përdoret pak, nuk prodhon qëndrueshmëri politike
Nisma Thurje ka dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë propozimet ligjore për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Në këto propozime qëllimi kryesor është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ai rajonal proporcional me lista të mbyllura , në kombëtar proporcional me lista të hapura.
Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i ftuar në RTV Ora thotë se një sistem i tillë prodhon paqëndrueshmëri politike, dhe këtu ai i referohet rastit të Kosovës.
Bylykbashi: Sistemi me një listë kombëtare të hapur që propozojnë zotërinjtë është një sistem pak i përdorur dhe nuk prodhon qëndrueshmëri politike.
Ai thotë se PD është gati të hyjë në diskutime për të ndryshuar sistemin.
Bylybashi: Mund të bëhet ky sistem që kemi që deputeti të zgjdhet drejtëpërdrejtë. Siç ky sistem mund të ndryshohet me një sistem tjetër më të mirë se ky, por nuk është e thënë se ajo që propozojnë zotërinjtë është më e mira.
Si njohës i mirë i çështjeve zgjedhore, Bylykbashi ka një sistem të preferuar që është ai mazhoritar.
Bylybashki: Gjithmonë kam preferuar sistemin mazhoritar, do të doja të garoj drejtëpërdrejtë. Sepse preferoj të fitoj drejtëpëdrejtë ose të humbas drejtëpërdrejtë sesa të më vjedhë me listë të hapur në kushtet e korrupsionit politik kolegu i listës sime. Por jam gati të konkuroj me listë kombëtare, lokale, me listë të hapur, me listë të mbyllur, drejtëpërdrejtë me çdo formë përsakohë besoj se kam një projekt në kohë që i atashohet një programi politik të një partie politike si PD.
Pedagogu, Endri Shabani, nga Nisma Thurje, instiston për hapjen e listave.
Shabani: Ne kërkojmë të hapet lista dhe brenda listave të partive njerëzit të zgjedhin ata që duan brenda listave. Kjo do të shëndoshë partitë dhe do të ngjallë dhe një lloj konkurence të brendshme.
Por Bylykbashi thekson se “ne sot duhet të mbrojmë sistemin politik dhe kushtetues nga një qasje arrogante nga sistemi ekzekutiv. Edi Rama është emëruesi i përbashkët i çdo të keqje. Por sjellla e tij kundër sistemit dhe Kushtetutës nuk ka të bëjë me sistemin zgjedhor”.