Bylykbashi: Pa opozitën dhe Venecian do kishim draftin e Shtatorit

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi njëkohësisht deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar faktin se falë punë së opozitës u arrit një draft shumë i mirë, pasi sipas tij nëse do të ishte për mazhorancën do të miratohej drafti i shtatorit 2015.

Ndërsa theksoi se ndryshimet që sjell kjo reformë mund të çojë drejt republike tjetër, Bylykbashi ka falenderuar edhe Komisionin e Venecia, pa kontributin e të cilit, sipas Bylykbashit ky draft do të ishte shumë i keq.

“Sot miratojmë një ndryshim që ndoshta do të çojë drejt një republike tjetër. Me këto ndryshime do t’i japim një drejtësi që u shërben shqiptarëve. Për fat të keq, reforma u pa si një fushëbetejë elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mazhorancën do të kishim miratuar draftin e shtatorit, Opozita bëri që të vinim me një draft shumë më të mirë. Pa kontributin e Komisionit të Venecias ky draft do të ishte shumë i keq”, u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?