Bylykbashi: Të arrestohet Vangjush Dako, po u jep bandave tendera dhe leje ndërtimi!
Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Deklarata u bë nga deputeti Oerd Bylykbashi.
Bylykbashi tha se krimet e kryebashkiakut të Durrësit janë të qarta. “Përgjimet e dosjes 339 kanë treguar se Dako është në komunim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht këto banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës.
Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Ai po shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarë i ndihmuar nga Edi Rama. “
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1885535174878214/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

