“Ça bon 2”, drogë, armë e grabitje, shkatërrohet banda shqiptare e Romës

350 kilogramë hashash, gjysmë kilogram kokainë dhe katër pistoleta ju kapën një grupi trafikantësh shqiptarë në Itali.
Policia e Romës ka ekzekutuar 22 urdhra-arresti, që të gjithë ndaj shtetasve shqiptarë që ishin përfshirë në një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nisi të premten në mëngjes në kryeqytetin italian dhe policia i gjeti grupit të trafikantëve, përveç armëve e drogës edhe veshje të policisë italiane.
Policia italiane e ka koduar këtë operacion me emrin “Ça bon 2”. Arrestimet janë shtrirë që nga Ankona, Kuneo, Padova, Prato dhe Viterbo, ndërsa në finalizimin e tij u përfshinë rreth 100 policë të departamentit hetimor dhe njësitë speciale të Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve zyrtare të policise italiane, organizata kriminale merrej me importimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, por edhe me veprimtari të tjera të kundraligjshme si grabitja e me armë.
Prej disa vitesh ata vepronin më bazë në Torvianica, Pomezia dhe Ardea, afër Romës, në rrethinat e këtij qyteti nga ku mund të qarkullonin të lirshëm për shkak edhe të numrit të madh të të huajve. TCH

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?