VIDEO/ Çahet traseja e Qukës-Qafë Plloçë, rrezik serioz për qarkullimin
Është çarë traseja e rrugës Qukës Qafë Plloçë në lotin e dytë. Situata është vërejtur pas reshjeve të shiut në një segment mbi fshatin Malinë. Në disa metra gjatësi segmenti është çarë dhe traseja e rrugës është batisur në pjerrësi shumë të madhe.
Banorët shprehen se shkak është bërë firma që nuk ka punuar mirë me tombinot e ujërave në këtë zonë. Sot në më shumë se 20 m gjatësi rruga dhe traseja e saj është çarë duke rrezikuar seriozisht mjetet që kalojnë.
Çarje të asfaltit dhe batisje janë vërejtur edhe në dy zona të tjera pranë fshatit Trebinjë dhe shumë pranë fshatit Zëmçë, ku ka pasur rrëshqitje dherash por edhe lëvizje e çarje të asfaltit të rrugës.
KOHA JONË SONDAZH

