Cakaj: Kosova i dha shembull gjithë rajonit se si bëhen zgjedhjet

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, gjatë një konference me ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është shprehur se Kosova i ka dhënës shembull rajonit, se si organizohen zgjedhjet, me çfarë standardi të lartë ndodh ndryshimi i pushtetit.

“Nuk më takon të komentoj atë që ka thënë Vuçiç, ngaqë për politikat e tij të brendshme ne nuk mund të ndryshojmë relacionet që kemi me Kosovën. Kosova i ka dhënës shembull rajonit, se si organizohen zgjedhjet, me çfarë standardi të lartë ndodh ndryshimi i pushtetit.

Kosova ka dëshmuar se ka një elektorat mjaft të pjekur. Ne mezi po presim të nisim bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës. Kosova është realitet objektiv, pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe bashkëpunimi i dy vendeve është i pa alternativë”, është shprehur Cakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?