Cakaj: Mbështetje për hapjen e bibliotekës me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e bibliotekës me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Kryediplomati Cakaj theksoi se ky projekt, me rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi, i udhëhequr nga Këshilli e i mbështetur nga Shqipëria, do të vijojë edhe në Tuz, Guci e Plavë.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë me qasje aktive e punë intensive për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në rajon.”- shprehu bindjen Cakaj në përfundim të reagimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?