Cakaj: Me mbështetjen e SHBA, digjitalizohet e gjithë arkiva diplomatike

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ish-Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama, Victoria Nuland, dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).

Kreu i diplomacisë shqiptare në takim shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme dhe rolin thelbësor të SHBA-ve për ta shndërruar Ballkanin në një zonë bashkëpunimi dhe zhvillimi. Gjithashtu u diskutua rreth Partneritetit Strategjik SHBA – Shqipëri, një nga gurthemelet e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Ndër të tjera, Cakaj evidentoi mbështetjen e pakursyer të AADF përmes projektit YPSILON.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Digjitalizimi i pasurive arkivore të MEPJ-së do lehtësojë qasjen e shtojë vetëdijen për historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi”, u shpreh Cakaj në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?