Cakaj në Komisionin e Integrimit: Plotësimi i kushteve kërkon angazhim maksimal nga të gjitha institucionet

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në facebook, bëri me dije se pjesëmarrja e tij, ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Evropian, kishte në fokus diskutime mbi punën e pakursyer politike, diplomatike e institucionale të Qeverisë, për të avancuar më tej në procesin e integrimit evropian.

Sipas Kryediplomatit Cakaj, kjo është një periudhë shumë e rëndësishme politike për Shqipërinë. Pas vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Cakaj shprehu se sfida e radhës është plotësimi i kushteve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

Më tej, Cakaj theksoi se përderisa Qeveria po kryen përgjegjësitë e saj në këtë drejtim, duhet nënvizuar se plotësimi i kushteve për çeljen e negociatave kërkon, po ashtu, përkushtim maksimal nga të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces. “Shqipëria nuk ka zgjidhje tjetër veç punës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”,- tha Cakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?