Cakaj: Njihen patentat shqiptare në Turqi. 3 marrëveshjet e rëndësishme që nënshkruam sot
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Ai është pritur nga Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Cakaj bëri me dije se janë nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe njohja e ndërsjellët e patentave.
“Të vlerësojmë mbështetjen e Turqisë, për Kosovën për përpjekjen në organizatat ndërkohëmbëtare. Dua të risjell në mendje edhe faktin që Shqipëria kryeson OSBE, organizatë e rëndësishme për bashkëpunimin në Europën Juglindore, si dhe në bashkëpunimin rajonal. Turqia është një nga aleatët më të vyer në NATO, prej shumë vitesh ushtarakët tanë kanë shërbyer krah për krah në Afganistan për sigurinë në atë vend. Turqia një ndër kontribuesit kryesor në KFOR, për më shumë se 20 vite. Njohim kontributin e Turqisë, që ka mbajtur barrën e milionave refugjatë sirianë. Kontribut i rëndësishëm i sigurisë Europian. Kemi nënshkruar 3 dokumente, memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave. Së dyti edhe deklarata e përbashkët me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjellë të patentave”, tha Cakaj.