FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cakaj: Po shtojmë numrin e të rinjve në diplomaci

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një foto me ekselentët dhe specialistët e rinj, të cilët sot e tutje do të shërbejnë në diplomacinë shqiptare.

Cakaj shprehet se ndihet i gëzuar që është shumë pranë tyre, kurse shton se të rinjtë në diplomaci janë një vlerë e shtuar. Ai premton se kjo qasje do të vazhdojë akoma më tej.

Postimi i Gent Cakaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pafundësisht i gëzuar me ardhjen e ekselentëve e specialistëve të rinj në diplomacinë shqiptare ???…

Swiss Digital Mobile Reklama

Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më të madhe angazhimi për një gjeneratë të re ekselente dhe siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare. Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje.

Numri i të rinjve në diplomaci do të rritet më shumë dhe thirrja e ardhshme publike për aplikim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet së shpejti?…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?