Cakaj pret në takim deputetin e Komunës së Medvegjës: Diksutuam për gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe për procesin e fshirjes së adresave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur ditën e sotme në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Sylan. Cakaj bën të ditur se në takim u diskutua hollësisht mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.

”Sot prita në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihu dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Syla. Biseduam hollësisht për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave. Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë. Po ashtu, e njoftova edhe për mbështetjen financiare e politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë të shtuar shqetësimeve e mbështetje më të prekshme shqiptarëve të Medvegjës”,-shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Cakaj njoftoi për mbështetjen financiare dhe politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë shqetësimeve e mbështetje konkrete shqiptarëve të Medvegjës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?