Cakaj pret në takim Nagip Arifin: Shqetësim fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. Diskutimet gjatë takimit u fokusuan në çështje që kërkojnë angazhim të përbashkët, të lidhura me mbështetjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Në një postim në facebook lidhur me këtë takim, Cakaj shprehu mirënjohjen për punën e bërë deri më tani dhe gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për koalicionin e shumicës shqiptare në Bujanoc. “Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës”,-theksoi Cakaj.

Ata ndanëtë njëjtin shqetësim lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë. “Pavarësisht sfidave, ne do të punojmë bashkërisht e pakursyer për ngritjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës”,-shprehu angazhimin e tij Cakaj në përfundim të postimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?