Cakaj takim me homologun tunizian: Me rëndësi nënshkrimi i marrëveshjeve për lehtësira mes dy vendeve

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë pjesëmarrjes në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.

Në statusin e tij në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj, u shpreh se takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për konsultime diplomatike sa më parë mes Shqipërisë dhe Tunizisë si dhe për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve për lehtësira të cilat i kontribuojnë bashkëpunimit ekonomik.

Kreu i diplomacisë shqiptare në statusin e tij në facebook ka nënvizuar se:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut ka si prioritet forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun për të thelluar më tej partneritetin mes këtyre dy platformave. Në këtë kontekst, po ashtu theksuam nevojën e një pjesëmarrje sa më të gjerë e sa më të lartë në Konferencën e Mesdheut që do të mbahet në Tiranë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?