FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cakaj: Të hiqet menjëherë kufiri mes Kosovës e Shqipërisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në fjalën e mbajtur në kongresin e Partisë Socialiste ka bërë thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Këto deklarata Cakaj i ka bërë duke iu referuar procesit të ndërlidhjes së ballkanit perëndimor bazuar në katër liritë themelore të BE-së i cili sipas tij pa dyshim duhet të rrëzojë kufijtë mes shqiptareve, që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së Ballkanit Perëndimor e të zhbëjë kufirin mes Kosovës e Shqipërisë në veçanti.

Cakaj nënvizon se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të hiqet menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?