Cakaj uron Osmanin: Shqiptari i parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, thellojmë bashkëpunimin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Cakaj përgjatë telefonatës uroi Ministrin Osmani për suksese të pamatshme në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe Kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, – theksoi Cakaj në një postim në facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër, Kryediplomati Cakaj, shprehu gatishmërinë, që me homologun e sapoemëruar në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, të vazhdojnë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?