ÇAKO: ME EUROPOL-IN DO RRISIM LUFTËN NDAJ KRIMIT

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ka deklaruar sot se bashkëpunimi me strukturat e Europol-it do të rrisë luftën ndaj krimit në Shqipëri. Në një aktivitetet të policisë, Çako foli edhe për azilkërkuesit shqiptarë, për të cilët tha se do të vazhdojnë hetimet për abuzuesit që përfitojnë duke mashtruar shqiptarët.

“Europol-i na orienton punën ndaj krimit. Bashkëpunimi me të do të rrisë luftën ndaj krimit.’’, u shpreh Çako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse Florian Rauning, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë tha se përgjigjet ndaj krimit duhet të jenë novatore dhe se terrorizmi përbën një kërcënim global.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përgjigjet ndaj krimit duhet të jenë novatore. Krimi dhe organizatat kriminale nuk kanë kufi. Terrorizmi përbën një kërcënim në shkallë globale’’, u shpreh Rauning.

 

 
 
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?