Çan postobllokun e policisë me dhunë, qëllohet 33-vjeçari

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kristo Zekolli 33 vjeç, për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”  dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”.
Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së postbllokut të policisë ngritur në hyrjë të Korçës.
Ky shtetas në mënyrë të dhunshme ka çarë posbllokun e policisë, duke dëmtuar 3 punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe mjetin e tyre, të cilet ishin të planizuar me shërbim në qytetin e Korçës.
Shtetasi Zekolli është ndjekur nga punonjësit e policisë dhe për të neutralizuar veprimet e tij, kanë qëlluar në ajër dhë në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Benz” me targë AA 547 HV.
Shtetasi Zekolli duke drejtuar mjetin e tij, mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur.
Punonjësit e policisë janë dëmtuar lehtë nga përplasja e mjetit nga shtetasi i mësipërm.
Shtetasi Zekolli është plagosur lehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?