Çani: “Peshqit e mëdhenj” po dalin nga burgu, po hyjnë ata që thyejnë karantinën. Visha: Jo çdo masë sigurie është vendim i fajësisë
Për gazetarin Artur Çani të arrestuarit me bujë të madhe janë liruar nga burgu.
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, ai tha që ndërkohë futen në burg ata që shkelin rregullat e karantinës.
Çani: Të gjithë të arrestuarit e tij, janë të gjithë jashtë. Pse janë jashtë? Një është ortaku. Pse të fusim këta që shkelin rregullat? Kemi bërë arrest me burg tani, Rama thotë që kush e shkel do të futet në burg. Dy persona që u arrestuan, Gramoz murataj, është ortak me vëllai e Xhafajt që është në burg, sepse kanë qenë të dy të arrestuar në Itali për të njëjtin proces. Dhe Elvis Mulaj që është vëllai i kryetares së komisionit posaçëm të apelimit. Të dy këta u arrestuan me bujë të madhe dhe ministja e Drejtësisë nxori një urdhëresë këshilluese, se si ministrja mund të këshillojë kryetarin e KLSH dhe kryetarin e këshillit të gjyqësorit apo prokurorisë dhe t’i thotë që duhet te jepni masa më të buta se nuk ka kuptim me këto masa të ashpra.
Atij i ktheu përgjigje avokati Saimir Visha i cili tha se duhet prezumuar pafajësia për këdo që nuk është dënuar nga gjykata.
Visha: Jo çdo masë sigurimi nga shtatë masa që ka gjykata, është vendim fajësimi. Masa e sigurisë nuk është vendim fajësimi, dhe te flasim me emra konkretë. Të gjithë duhet të mësohemi me prezumim të pafajësisë, qoftë vëllai i ministri, apo kushdo qoftë ai, pa një vendim fajësie.