Çantën plot me euro, procedohet 45-vjeçarja që nuk deklaroi paratë në kufi

Një sasi e konsiderueshme parash është kapur nga Policia Kufitare e Kakavijës. Përmes një njoftimi autoritetet bëjnë me dije se se një 45-vjeçare me iniciale A.B. rezidente në Athinë, nuk deklaroi paratë që kishte me vete.

45-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një autobus të linjës Lezhë-Athinë dhe gjatë kontrollin iu gjetën në çantë 20.950 Euro.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 45-vjeçarja u procedua penalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?