“Çarmatoset” Uljan Shpataraku, i konfiskohet arsenali me armë në banesë

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është privuar nga leja e armës, ndërsa autoritetet i kanë marrë edhe armët që mbante në banesë me leje.

Vendimi vjen disa javë pasi Shpataraku u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit, dhe pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve për përkrahje të autorit të krimit. Ai u kap duke drejtuar automjetin e Ergys Agasit.

Pas përjashtimit nga Policia, ndaj ish-zyrtarit nisën edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që kishte për shkak të funksionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se Shpataraku dispononte me leje edhe një numër të konsiderueshëm armësh private, të cilat i mbante në banesën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpataraku ishte një prej emrave të rëndësishëm në strukturat e Policisë dhe është përshkruar si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish-kryepolicit Ilir Proda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?