Çdo ditë 11 aksidente, shkak rritja e numrit të makinave

Nga 9 aksidente në ditë janë shënuar 11 aksidente rrugorë në ditë gjatë 2024. Kur sezoni turistik sapo është çelur shifrat e aksidenteve rrugore kanë kapërcyer, krahasuar me një vit më parë pasi fluks turistët kanë nisur që në janar të vizitojnë vendin tonë e për pasojë edhe numri i makinave në qarkullim është rritur ndjeshëm.

“Nga 136 aksidente vitin e kaluar 1737 deri më tani këtë viti, krahasimi për të njëjtën periudhë”, tha Skënder Brataj. Numrin më të lartë të aksidenteve mbajnë ato me makina por vihet re një me gati 38% më shumë aksidente me biçikleta dhe skuter elektrike.

Sipas Brataj ndonëse ka pasur më shumë aksidente fatmirësisht nuk ka pasur rritje të numrit të humbjeve të jetës. Shefi i Urgjencës Kombëtare, bën thirrje për sa më shumë kujdes si në respektimin e rregullave të qarkullimit por larg alkoolit dhe substancave narkotike kur drejtojmë automjetet.

SHKARKO APP