Ç’do të bëjë PD-ja; do futet në zgjedhje apo mosbindje civile?!

Më  në fund Gjykata Kushtetuese e dha vendimin në lidhje me kerkesën e PD-së për Reformën Territoriale. E rrëzoi selinë blu! Fitoi Rama dhe Meta e natyrisht ligji, pasi Kushtetuesja është vendim mbi të gjitha vendimet, edhe mbi parlamentin. Por pyetja vjen vetvetiu se çfarë do të bëjë PD pas vendimit në fjalë? Do ta njoh apo nuk do të futet në zgjedhjet vendore qershor 2015?! Do të përdor protestat apo mosbindje civile selia e Bashës? Nëse nuk do të futet a do të fitojë më shumë politikisht apo do të humb edhe ato bastione demokratësh që kanë vulat e njesive vendore? Po aleatët e saj PR, PDIU, PDK dhe LZHK a do të pranojnë të futen në zgjedhje pasi mundet që mazhoranca të bëjë ndonjë kompromis që t’ju lërë ndonjë bashki të vogël për të krijuar imazhin e pjesmarrjes së opozitës në zgjedhje?

Janë shumë dilema për selinë blu pas këtij vendimi të Kushtetueses. E aq me tepër që kjo Gjykatë njihet në publik si e “Saliut” dha vendim kushtetues që bie ndesh me interesat e PD-së ! Si do të thotë selia blu që “edhe Kushtetuesën e bleu Edi Rama”?! Apo do të fillojë mosbindjen civile. Por edhe nëse fillon protestat përsëri duhet takat e fuqi ekonomike e nerva, por mbi të gjitha njërëz në protestë. Ishte një protestë masive kjo e para disa ditëve, porse a mund të  vijnë në protestë pa ndalesë demokratët? A do të kenë durim të vijnë përditë ? Apo PD bëri test-prove ndaj Ramës për reformën territoriale dhe tani nuk ka se ç’bën e do të përgatitet për të hyrë në zgjedhje.

Tani do të shikojmë se sa seriozisht e ka PD-ja protestën që ka thënë tash sa ditë se nuk do të ndalet furia e tyre. Nëse nuk futet në zgjedhje vendi shkon në kaos e përplasje. Por nuk do ta lenë ndërkombëtarët Lulzim Bashën për skenar të tillë.

SHKARKO APP