Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 13:28 Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve: Kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave! Policia e Shtetit ka paralajmëruar ditën e sotme për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në emër të institucioneve bankare me qëllimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta Gen Z
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Radarët rrugorë
  • Juventus-Napoli
  • Aksident në Lushnjë
  • Saimir Vishaj
  • Edon Zhegrova
  • Ferrari në Meksikë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta Gen Z
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Radarët rrugorë
  • Juventus-Napoli
  • Aksident në Lushnjë
  • Saimir Vishaj
  • Edon Zhegrova
  • Ferrari në Meksikë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çejku për Ramën: Kishte një shqetësim të madh, agresiv, se ka bërë këtë kur Haradinaj shkoi në Hagë

Aktualitet E enjte, 25 Qershor 2020 23:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për afro 60 minuta, kryeministri Edi Rama me tone të larta dënoi ashpër aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale ndaj dy themeluesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës gjatë seancës plenare në Kuvend.

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, duke analizuar fjalimin e tij thotë se kryeministri kishte një shqetësim të madh, arsyet të cilit nuk i di.

Në gjykimin e tij, një retorikë aq agresive nga Tirana zyrtare ndaj faktorit ndërkombëtar për një shtet fqinj, përkudrejt raporteve vëllazërore me Kosovën, ishte e panevojshme dhe mund ta kishte kursyer.

Për Rtv Ora, Çejku thotë se fjalimi i tij duhet lexuar përtej asaj që thotë, por fakt është sipas tij, që këtë se ka bërë asnjë kryeministër, madje as vetë Rama për rastin e Haradinaj dhe shumë luftëtarëve të tjerë të UÇK.

Madje, vijon ish-diplomati, Rama ka edhe precedentin që ka paditur vetë një ish-luftëtar të UÇK-së.

Çejku: Është legjitim shqetësimi për akuzat që për momentin janë ende të paprovuara dhe kanë dëmtuar një proces të dialogut. Por më bëri përshtypje një retorikë e pazakontë, e cila ende nuk duket në Kosovë dhe duket e panevojshme dhe parsyeshme në Tiranë. Të mbash një fjalim aq të gjatë dhe aq agresiv në parlamentin shqiptar për një çështje në vend fqinj pavarësisht se Kosova dhe shqiptarët e Kosovës janë vëllezërit tanë, por adresimi që bëri kryeministri në sulmet e tij kundër gjykatave ndërkombëtare dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi dhe ndërkombëtarëve si të tillë, janë të panevojshme. 

Kryeministri nuk është sot në ditën e parë të punës së tij, ka pasur një axhendë të kontakteve të takimit, i njeh shumë mirë personazhet.Te fjalimi i sotëm i kryeministrit kam parë një shqetësim të madh të tij, nuk e di pse ishte aq i shqetësuar. Do t’ja lëmë kohës për ta parë se pse ishte ai lloj fjalimi, nuk e ka  mbajtur asnjë kryeministër më parë. Nuk është hera e parë që akuzohen liderë të UÇK, kemi pasur edhe dënime dhe zhvillime të tjera rreth Kosovës. Asnjë kryeministër, as vetë zoti Rama nuk ka qenë kaq agresiv. Edhe kur ish-kryeministri Haradinaj shkoi në Hagë, ai vetë është një kryeministër që ka paditur një ish-luftëtar të UÇK-së, zotin Haradinaj në gjykatën e Prishtinës. 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Brenda mundësisë që pati atë bëri. Fjalimi i sotëm i Ramës në parlament duhet lexuar përtej asaj që thotë, ishte shumë i shqetësuar, nervoz.Nëse do ta shikonte dikush që nuk di shqip do të mendonte se akuzat janë për kryeministrin e Shqipërisë dhe jo presidentin e Kosovës i cili po e ruan qetësinë e tij dhe ende nuk ka ardhur në këtë lloj retorike dhe enumeracioni kundër faktorit ndërkombëtar. Shqipërisë i mjaftonte të kërkonte seriozitet nga gjykata, një vetëpërmbajtje të faktorëve politikë në Kosovë, një qetësi të gjithë shqiptarëve. Kryeministri nuk duhet ti hidhte benzionë zjarrit por duhet të inkurajonte stabilitetin e Kosovës, bashkëpunimin vëllazëror mes faktorit politik, në Kosovë dhe për të mos kapërcyer kufirin e retorikës që nuk është e dobishme dhe nuk ndihmon askënd.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas Çejkut, në thelbin e vet axhenda e kryeministrit Rama për të luajtur një rol si aktor dhe jo si faktor në çështjen e Kosovës, sidomos raportet e saj me Serbinë, nuk ka qenë produktiv dhe i dobishëm.

Çejku: Ndërsa shikoja fjalimin më kujtoheshin të njëjtat retorika ku kryeministri nga Durrësi në krah të Vuçic akuzonte Kosovën për mospjesëmarrje, vetëdënim dhe vetëpërjashtim. Kemi një përpjekje të vazhdueshme të kryeministrit për të qenë në qendër të vëmendjes, edhe këtë herë u përpoq.Adresimni i tij ishte shumë i gjatë dhe i padobishëm.Uroj që në të ardhmen të kemi një sjellje institucionale pak më të qartë, Shqipëria duhet të luajë rolin e vet.Nuk është e domosdoshme që të gjitha gjërat ti bëjmë në publik, Shqipëria i ka mekanizmat, është shtet anëtar i shumë mekanizmave europianë dhe mund të ushtrojë ndikimin e vet qoftë edhe për fatin se gjykata dha një njoftim që nuk është i zakonshëm. Këtu Shqipëria mund të luajë rolin e vetë.

Mund t'ju interesojë

Ministrat Spahiu dhe Gogu në burgun e Shënkollit, plan për ngritjen e një institucioni të posaçëm mjekësor

Ministrat Spahiu dhe Gogu në burgun e Shënkollit, plan për ngritjen e një institucioni ...

Para 8 minutash
Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

Para 10 minutash
Ultimatumi i Ramës për Veliajn në burg: Dorëzo mandatin ose në SPAK

Ultimatumi i Ramës për Veliajn në burg: Dorëzo mandatin ose në SPAK

Para 20 minutash

Etiketat e lidhura

Arben Çejku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve: Kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave!
Para 5 minutash

Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve: Kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave!

Ministrat Spahiu dhe Gogu në burgun e Shënkollit, plan për ngritjen e një institucioni të posaçëm mjekësor
Para 8 minutash

Ministrat Spahiu dhe Gogu në burgun e Shënkollit, plan për ngritjen e një institucioni të posaçëm mjek...

Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë
Para 10 minutash

Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

Ultimatumi i Ramës për Veliajn në burg: Dorëzo mandatin ose në SPAK
Para 20 minutash

Ultimatumi i Ramës për Veliajn në burg: Dorëzo mandatin ose në SPAK

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 18 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
1 Nëntor 2026, 11:48

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
1 Nëntor 2026, 11:54

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

4 Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.