FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ceka: Pushteti politik duhet t’i puthë këmbët medias

Tërmeti i shkatërrues i 26 nëntorit është pasqyruar në mënyrën më transparente nga mediat. Kjo u theksua edhe nga Neritan Ceka, i cili në studion e emisionit “360 gradë” u shpreh në mënyrë figurative se politika duhet t’i puthë këmbët medias.

Ceka edhe njëherë përsëriti se Shqipëria është vend sizmik, por tha se vendi është i sigurt, pasi tërmetet nuk janë katastrofike. Madje ai tha se shqiptarët duhet të zgjedhin qeveri dhe njerëz të mirë.

Neritan Ceka: Ky vend është i sigurt. Do ketë tërmete, por nëse zgjidhni qeveri  të mira, njerëz seriozë në pushtet  ky rrezik do jetë i lehtë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një lidhje mes tërmetit dhe ligjit, ky tërmet nëse nuk do ishte shtypi nuk do kishte këtë transparencë, nuk do kishte pasur këtë ndjeshmëri dhe në vend që media të vlerësohet dhe dekorohet që pushteti politike duhet të ulet në gjunjë dhe ti puthë këmbët medias në mënyrën si e ka mbështetur këtë rast duke e bërë transparencë, vjen dhe hakmerret kundër medias, që besoj nuk është pjesë e traditës shqiptare

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?