Çeki, prangoset shqiptari, dyshohet se vrau një izraelit në Berlin

Një shqiptar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një turisti izraelit në Berlin në fillim të kësaj jave. Lajmin e ka bërë të ditur policia gjermane. 
28-vjeçari i dyshuar u arrestua të premten në Republikën Çeke, në një zonë pranë kufirit me Gjermaninë.Policia ka njoftuar se shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka takuar 22-vjeçarin nga Izraeli në një hostel të Berlinit, më 3 prill dhe mendohet se e ka vrarë një ditë më pas. Motivi i vrasjes nuk dihet ende.

SHKARKO APP