Çela: Aktualitet i ditës është krimi zgjedhor, institucionet duhet të koordinojnë punën

Pas vizitës në Fier, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela shkoi edhe në Vlorë, ku për mediat tha se krimi zgjedhor është prioritet i ditës, ndaj i kërkon prokurorive të vendit që në kohë optimale të përfundojnë hetimet sa më shpejt.

”Është e rëndësishme sigurimi i transparencës. Përsa i përket pastrimit të parave mbetet një shqetësim real. Ka qënë në qendër të vemendjes së prokurorisë. Ka vend për përmirësim, duhet që institucionet të kordinojnë punën mes tyre. Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah disa nga këto probleme.

Krimit në tërësi, duhet të jemi të qartë në lidhje me ndarjen e përgjegjësive. Krimi i organizuar është në qëndër të prokurorisë, është kërkuar që të kordinohet puna.

Ka elementë të krimit të organizuar, ka nevojë që cështja ti dërgohet prokurorisë për hetime të mëtejshme. Prokuroritë duhet të kenë fokus, lufta me krimin është e përhershme. Mendoj se aktualitet i ditës është krimi zgjedhor”.

SHKARKO APP