Çelen dyert e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA pas rikonstruksionit total

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çeli dyert me një ceremoni të veçantë, pas rikonstruksionit total.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të ftuar përfaqësues të larte të Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasadorët kryesor të akredituar në Uashington, përfaqësues të institucioneve kryesorë, të diasporës shqiptare, të komunitetit të biznesit në Amerikë dhe përfaqësues të medias.

Falë rikonstruksionit të plotë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, (pronë e shtetit shqiptar) do të ofrojë ambiente dhe shërbime moderne pune për stafin tonë diplomatik por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj që do të përfitojnë shërbimet e kësaj Ambasade.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh se:

"Përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenje e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit tonë ndaj aleatit strategjik".

SHKARKO APP