Çelësat e mrekullisë së Francës, cilat janë pikat kyçe të suksesit të ‘Gjelave’?
Franca ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024, duke vendosur një rekord historik. Asnjë kombëtare nuk ka arritur deri në këtë fazë duke mos shënuar ose pësuar një gol nga loja e hapur. Tre golat që ata kanë shënuar dy prej tyre kanë qenë autogola (Austria dhe Belgjika) ndërsa i treti ndaj Polonisë u shënua nga pika e bardhë.
Golin e vetëm që Franca e pësoi ishte po ashtu nga penalltia e realizuar nga Lewandowski. Franca nuk ishte në gjendje të kualifikohet nga grupi si lider, ndonëse cilësohej si favoriti kryesor për ta bërë, pasi mposhti Austrinë dhe barazoi në dy ndeshjet e tjera.
Sidoqoftë, Franca ka diçka që shpjegon mrekullitë e saj dhe ndoshta nuk është diçka e re, sepse realiteti është se ka qenë shumë e vështirë që të fitosh për një kohë të gjatë.
Maignan, lider dhe siguri
Lloris, kapiteni i dekadës së kaluar u largua, por Franca kishte zëvendësuesin e tij. Maignan është njëri nga lojtarët kryesor të Deschamps. Ai ka bërë disa pritje të rëndësishme praktikisht në çdo ndeshje. Në moshën 28-vjeçare, ai është bëri njëri ndër portierët më të mirë në botë.
Saliba, mbrojtës i nivelit të lartë
Qendra e mbrojtjes tek Franca është një ‘muri i gjallë’. Saliba qëndron mbi të tjerët, pasi ka dëshmuar veten të jetë njëri ndër më të mirët në atë pozicion.
Qendërmbrojtësi i Arsenalit e konfirmoi sezonin e madh me ‘Topçinjtë’, aty ku ai i fitoi vetes çmimin si mbrojtësi më i mirë në Ligën Premier. Në Francë, ai tashmë po shihet si pasuesi ideal i Varanes, por Deschamps ka arritur gjithashtu ta rikuperojë versionin më të mirë të Upamecanos pas formës së tij të dobët tek Bayerni.
Ylli i Barcelonës nuk pati sezonin më të mirë me klubin dhe shpeshherë tek Franca ishte kritikuar për paraqitjet e tij si mbrojtës i djathtë. Sidoqoftë, ai po e përmbush me sukses këtë rol në Euro 2024. Shumë i sigurtë në mbrojtje dhe me një prezencë të madhe në sulm.
Paraqitjet e Theos janë edhe më befasuese, pasi ai ka më shumë disiplinë taktike tek Milani dhe përkundër faktit që është munduar t’i thyej linjat e kundërshtarëve me vrapimet e tij, ai asnjëherë nuk është zënë në një pozitë të sikletshme.
Tchouaméni dhe Kante, muskuj dhe futboll
Kante u bë pjesë e ekipit në momentet e fundit dhe e ka fituar fanellën e titullarit. Ai po luan më i avancuar pasi ia ka lënë Tchouamenit pozicionin në qendër të mesfushës. Ylli i Al Ittihad duket se ka rikthyer pas vitet.