Celula xhihadiste në Itali, në Shqipëri u arrestua Alban Elezi.

Ne janar u shkatërrua celula xhihadiste shqiptare ne Rome

Prokurori italian pat deklaruar: Ne Shqiperi e Itali ka baza rekrutimi te xhihadisteve

Policia italiane ka arritur të neutralizojë një celulë xhihadiste që vepronte në Itali dhe në Shqipëri, pas një hetimi që zgjat prej dy vitesh dhe që momentalisht po vazhdon edhe në Tiranë.  (Ne foto: Alban Elezi)

Deri tani janë arrestuar tre persona në Torino dhe Tiranë, të cilët sipas hetimeve paraprake merreshin me rekrutimin e personave që dëshironin të përfshiheshin në radhët e Shtetit Islamik.

 

Mediat italiane raportojnë se celula ishte ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve për të luftuar në Siri.

Në pranga kanë rënë 3 persona dy prej të cilëve janë shqiptarë, xhaxha dhe nip.  Ndërsa xhaxhai jetonte në Tiranë, nipi jetonte në Torino. Shtetasi tjetër është italian me origjinë marokene, rreth të njëzetave.

Ndaj dy shqiptarëve është ngritur akuza e rekrutimit për vepra terroriste, ndërsa marokeni akuzohet për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale.

Ai akuzohet se ka hartuar një dokument propagandistik prej 64 faqesh për Shtetin Islamik, të cilin e ka publikuar së fundmi në internet.

Ora 09:48  Arrestohet në Kavajë, Alban Elezi.

Të tre të arrestuarit ishin në kontakte telefonike dhe përmes rrjeteve sociale, me një prej italianëve më të famshëm që i janë bashkuar Shtetit Islamik, Anas El-Abubi, që momentalisht mendohet se gjendet në Siri.

Sipas hetimeve rezulton që Anas kishte mbërritur edhe në Shqipëri para se të nisej për në Siri në vitin 2013.

Bastisen banesat ne Itali

Përveç tre të arrestuarve, janë bastisur edhe banesat e disa personave që konsiderohen si simpatizantë të ISIS në Lombardi, Piemonte dhe Toskana. Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë duke u kryer kontrolle edhe në Lombardi, Piemonte dhe Toscana.

Mësohet se masat e arrestit janë lëshuar nga Gjykata e Brescias kundër dy shtetasve shqiptarë xhaxha dhe nip, njëri prej të cilëve është resident në Shqipëri, ndërsa tjetri në Torino.

SHKARKO APP