Censi dhe shqetësimet e PBDNJ-OMONIA, Dhuli: Nuk pengojnë procesin
Shqetësimet e PBDNJ-OMONIA, nuk janë raste që duhen marrë në konsideratë tha drejtoresha e INSTAT-it Elsa Dhuli, teksa foli mbi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, i cili ka nisur më 18 shtator në vendin tonë. Sipas saj, rastet e paraqitura nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nuk pengojnë procesin.
“Rastet që ne kemi identifikuar nga procesi i monitorimit që mund të kenë qenë kalim i shpejtë i pyetësorit që anketuesi e ka bërë pyetjen në formë shumë të shpejtë ose të mos ketë adresuar drejt pyetjen, por këto janë raste të rralla që nuk mund të bëhen problem për të penguar procesin dhe janë marrë masat nga institucioni në kohë reale që unë nuk do t’i konsideroja raste për ti marrë në konsideratë”.
Dhuli tha se nga ky proces pritet të ketë një numër të saktë të grupeve të minoriteteve, të cilët sipas ligjit janë listuar në pyetësorin e censit. Për të duhet vlerësuar statistikat e emigracionit, nuk mjafton vetëm censi i popullsisë dhe banesave, teksa shpjegoi sesi do të procedohet me ata që janë larguar nga vendi.