Censi, Tushi: Plakja e popullsisë tronditëse

Sociologu Gëzim Tushi ka analizuar të dhënat e Censit, ku pohon se analiza demografike nuk duhet bërë pa përgjegjësi dhe vetëm në aspektin e statistikave. Ai tha se ne sot duhej të ishim 4.2 deri në 4.5 mln banorë, por këtu ka ndikuar emigracioni, një proces i pandërprerë.

Socialogu tha se sot kemi një emigrim konstant, individual, ku ndoshta shumë largohen për efekt karriere. Tushi tha se befasuese dhe tronditëse nga të dhënat e Censit është plakja e popullsisë, duke arritur kufinjtë e plakjes europiane me shpejtësi të rrufeshme.

“Përpara 3 dekadave ishim popullsia më e re në Europë, me moshën mesatare 27 vjeç, ndërsa sot kemi arritur në moshën mesatare 42. Kjo ka pasoja shumë të mëdha, është pasojë kombëtare”, tha Tushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?