Ceremonia e Çmimit ‘Vlerat Familjare’ (Family Values Award) Bardhylka Kospiri,

 

 

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të organizojë në Tiranë, me 11 Nëntor 2015, nga ora 18:00-19:30 në Sallën Akernia te Hotel Tirana International, ceremoninë e dhënies së Çmimit ‘Vlerat Familjare’. Çmimi “Vlerat Familjare” u jepet qytetarëve apo organizatave, puna dhe influenca e të cilëve ka një impakt thelbesor mbi konsolidimin e familjes në shoqëri. Për vitin 2015, cmimi “Vlerat Familjare” ne Shqipëri, do t’i jepet Znj. Bardhylka Kospiri, Zv. Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e Qeverise së Republikës së Shqipërisë. Gjatë gjithë jetës së saj dhe përgjegjësisë së saj si udhëheqëse e organizatave joqeveritare dhe si një zyrtare e lartë e qeverisë shqipëtare, Znj. Kospiri ka treguar intergritet dhe përkushtim në kryerjen e detyrave të saj. Për më teper, puna dhe përpjekjet e saj në interes të personave me aftësi të kufizuara dhe të familjeve të tyre, është e lavdërueshme dhe kërkon vlerësim. Ne i mbështesim përpjekjet e saj dhe e përgëzojmë atë për zotimin dhe dedikimin e saj. Fitues te mëparshëm të ketij cmimi nderkombëtar përfshijnë Rt. Hon. Frank Field MP DL, këshilltar i Qeverisë Britanike, Philip Blond, themelues i ResPublica; Av. Esperanza G. Valenzola, themeluese e Share-A-Child Movement; Vivienne Pattison, drejtoreshë e Mediawatch-UK, etj. Ceremonia do të shoqërohet me fjalën e znj. Kospiri si dhe me nje simpozium me teme: “Familja – Themeli i Zhvillimit Njerezor”. Paneli i të ftuarve do te përbëhet nga personalitete te botës akademike, kulturore dhe mediatike të vendit. Te gjithë anëtaret e publikut dhe te medias janë të mirëpritur.

Sinqerisht, Medlir Mema President Kunji Tirana Shqiperi Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme 

SHKARKO APP