Ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit dhe fillimit të kursit për 225 djem e vajza
Aktualitet Kryesore E Martë, 25 Tetor 2022 11:14
“Akademia e Sigurisë – Ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit dhe fillimit të kursit për 225 djem e vajza të tjerë, që bashkë me studentët e ardhur nga ekselenca do të bashkërendojnë punën për të goditur krimin e paligjshmërinë dhe do të garantojnë jetën e pronën e qytetarëve
Rruga për modernizimin e Policisë së Shtetit dhe kapërcimin epokal që duam të bëjmë përmes investimeve në teknologji ka hyrë tashmë në një rrugë të pakthyeshme
Forca përpara, pa u lodhur dhe pa u stepur aspak nga hienat e politikës së baltës që duan të bëjnë pis uniformën tuaj
Besimplotë se e nesërmja do të jetë akoma më e mirë për Policinë e Shtetit”- shkruan kryeministri Rama në facebook.