Ceremonia e diplomimit tek Ekonomiku, Ruçi: Ditë reflektimi për legjislatorët dhe qeverisësit

Dy mijë studentë të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës u diplomuan në praninë e stafit akademik gjatë një ceremonie në Pallatin e Kongreseve.

Rektori i këtij Universiteti, Dhori Kule, u shpreh se studentët janë gati për tregun e punës pasi mbi 90% e tyre janë mbi mesataren 9.

Kule: Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës është më i miri në Shqipëri, por ne nuk jemi në garë me të tjerët, ne bashkëpunojmë me ta. Pothuajse 96% janë me notë mesatare mbi 9.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët e sapo diplomuar u uruan dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ruçi: Diplomimi juaj është edhe një ditë reflektimi për legjislatorët dhe qeverisësit e Shqipërisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u kujtoi 1300 studentëve të bachelor dhe 300 të nivelit master se për t’ia dalë duhet të përballet me tregun, i cili është i vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?