Ceremonia përkujtimore e Kacifas, Dule: E vërteta nuk është zbardhur

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nga Bulerati aty ku u mbajt ceremonia përkujtimore e ekstremistit grek, Kacifas, është ankuar që s’ka asnjë raport zyrtar nga Prokuroria për çështjen. E vërteta dhe vetëm e vërteta i duhet opinionit publik në Shqipëri dhe Greqi. ”Kush i pengon të zbardhet cështja? E vërteta shëron dhe duhet të dalë në të gjitha versionet e saj”. Në qoftë se një shqiptar do të ishte vrarë në Greqi, a do të kishte të njëjtin ndikim?-e pyetën gazetarët. ”Çdo familje ka shtëpinë e vet, pastaj kalohet me gjerë. Ju jeni gazetarë tek një redaksi në Shqipëri. Unë jam politikan në Shqipëri, kështu duhet të flasim për shtet të së drejtës në Shqipëri. Në qoftë doni të flasim për shtetin e të drejtës në Greqi këtë mund ta bëjmë një ditë tjetër”.

SHKARKO APP