“Ceremonitë fetare nuk mund të cilësohen kurrsesi grumbullime”, PDIU në krah të klerikëve: Etiketimi nga MSH, mungesë respekti, sjell në memorje një kohë të errët

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me spotin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat kundër COVID-19, ku ndër të tjera kërkohej të shmangeshin ‘grumbullimet fetare’. PDIU rreshtohet në krahë të drejtuesve të fesë dhe besimtarëve duke e cilësuar etiketimin nga MSH. një mentalitet të papranueshëm dhe mungesë respekti.

Sipas PDIU, më së fundi, institucionet shtetërore duhet të kujdesen për përditshmërinë e jetës në vend dhe nuk duhet kurrsesi të ndërhyjnë në vendimarrjen e përfaqësuesve të fees, pasi kjo sjell në memorje një kohë të errët e të kaluar prej kohësh në Shqipëri dhe ky mentalitet nuk duhet të kthehet më kurrë në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

MESAZHI I PLOTË

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e fesë në vend dhe besimtarët, sot kanë ngritur në media shqetësimin mbi mbylljen e objekteve të kultit dhe shembullin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për distancimin social, ku cilësohen grumbullimet fetare si shembulli negativ në kohën e pandemisë.

Më së pari kujtojmë që ceremonitë fetare nuk mundët të cilësohen kurrsesi grumbullime fetare dhe ky është një mentalitet i papranueshëm dhe që tregon mungesën e respektit të insitucioneve qeveritare ndaj fesë.

Stereotipi negativ me të cilin këto institucione etiketojnë ceremonitë fetare, nuk mund të jetë kurrsesi i pranishëm në jetën dhe këndvështrimin tonë për botën dhe fenë. Më së fundi, institucionet shtetërore duhet të kujdesen për përditshmërinë e jetës në vend dhe nuk duhet kurrsesi të ndërhyjnë në vendimarrjen e përfaqësuesve të fees, pasi kjo sjell në memorje një kohë të errët e të kaluar prej kohësh në Shqipëri dhe ky mentalitet nuk duhet të kthehet më kurrë në vendin tonë.

Në kohën që pjesa më e madhe e shteteve po hapin te gjitha segmentet e jetës normale në vend përfshi stadiumet, plazhet, restorantet e shkollat, e vetmja gjë që duhet të bëjë shteti shqiptar është të përcaktojë rregullat dhe respektimin e distancimit social dhe të lejojë sa më shpejt kthimin gradual të normalitetit në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?