Çështja Beleri, OMONIA: Dëshmitarë të manipuluar e korruptuar nga Policia e Shtetit
Sot në seancën gjyqësore ndaj Fredi Belerit, dëshmuan bashkëpunëtori i drejtësisë Arsen Rama e ish-shefi i Komisariatit Himarë, ka reaguar organizata OMONIA. Në deklaratën e shpërndarë për mediat, OMONIA rendit disa shkelje sipas saj dhe kërkon nga Ministri i Brendshëm të hetojë dhe shkarkojë oficerët e implikuar në rastin e arrestimit të Fredi Belerit.
Deklarata e plotë e OMONIA-s.
Ne seancen e sotme te zhvilluar ne Gjykaten e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ne kuader te gjykimit te ceshtjes Beleri ,jane dhene 4 pohime gjyqesore jashtezakonisht te rendesishme lidhur me ceshtjen.
1.I ashtequajturi bashkepunetor i drejtesise dhe kallezuesi i z. Beleri, Arsen Ramaj , i pyetur ne cilesine e deshmimtarit te akuzes pranoi se per te bashkepunuar me qellim arrestimin e kandidatit te opozites, Dhionisios Alfred Beleri eshte paguar nga Policia e Shtetit .
2.Shefi i Komisariatit te Policise Vlore , Ermal Hajdini , ish Shefi i Komisariatit Himare gjate zgjedhjeve pohoi se ka instruktuar dhe manovruar kallezuesin Arsen Ramaj duke e orientuar lidhur me veprimet dhe bisedat qe duhej te bente me z.Beleri gjate operacionit policor duke shkelur dispozitat e K.Pr.Penale lidhur me veprimet e simuluara.
Ai gjithashtu pohoi se Arsen Rama eshte paguar nga Policia e Shtetit dhe se gjate momentit te pretenduar te dhenies se lekeve ndonese ne cilesine e komandantit te operacionit policor ndodhej ne Qeparo dhe jo ne vendngjarje dhe nuk kishte dijeni te drejteperdrejte nese ishin dhene leke apo jo. Ish Shefi i Komisariatit Himare pohoi se e kishte perdorur Arsen Ramen edhe ne operacione te tjera policore .
3.Deshmimtaret e akuzes , nje pjese kane dhene deshmi te rreme dhe disa deshmi qe skane lidhje me ceshtjen objekt gjykimi apo perfshirjen e z. Beleri ne shitblerje vote. Deshmimtaret e akuzes pohuan se jane kontaktuar nga shtetasi Niko Panajoti punonjes per 9 vjet ne Policine Bashkiake Himare i cili u ka premtuar leke per te votuar z.Beleri por ata nuk kane pranuar dhe as e njihnin z.Beleri dhe as kishin shkuar te votonin fare. Prokuroria e Posacme kishte thirrur ne cilesine e deshmimtareve njerez qe nuk dinin datelindjet e tyre , vendlindjen, por edhe as emrin, mbiemrin apo per cfare kishte kandiduar z.Beleri.
4. Prokurore znj.Dorina Bejko pohoi ne seance se SPAK nuk kishte asnje dijeni per pagesen e kryer nga Policia e Shtetit per bashkepunetorin Arsen Rama. Nga ky moment , duke qene para nje skandali te vertete ku organi me i larte i hetimit ne vend nuk vihet ne dijeni nga Organet e Policise se Shtetit per keto veprime, duhet qe me urgjence Ministri i Brendshem te urdheroje fillimin e nje hetimi te brendshem dhe te procedoje me shkarkimin e oficereve te implikuar ne manipulimin e deshmimtareve pasi dukshem jane konsumuar akte korruptive. Seanca e sotme e zhvilluar ne kufijte e groteskut eshte prova e procesit te montuar dhe implikimit te oficereve te larte te Policise se Shtetit ne nje ceshtje me sfond politik.