Çështja Beleri pjesë e fushatës në Greqi, Marku: Kyriakos Mitsotakis lojë për të fituar votat e minoritetit grek

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë për korrupsion aktive në zgjedhje është bërë pjesë e retorikës së fushatës greke, me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis që ka treguar një interes të jashtëzakonshmë për këtë çështje duke dërguar së fundmi edhe sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Jashtme në Tiranë.

Kryeredaktori i ERT3 në Greqi, Aleksandër Marku thotë se partitë e tjera e kanë akuzuar atë s epo bën një lojë për të fituar votat e minoritetit grek.

“Ka një interes të madh nga ana e qeverisë greke sa i përket çështjes Beleri. Ardhja sot në tiranë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme ishte një lëvizje e fundit për të treguar se qeveria greke ka interes të jashtëzakonshëm për pakicën kombëtare greke në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por partitë e tjera e kanë akuzuar Kyriakos Mitsotakis që po bën një lojë. Ishte vetë kryeministri Micotaqis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias që përqafonin zotin Rama në qendër të Athinës kurse tani e akuzojnë se lufton kandidatin grek të Himarës. E konsiderojnë lojë të Kyriakos Mitsotakis për të fituar votat e minoritetit grek”,tha Marku për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?