Çështja “Doshi”, prokurorët marrin sërish në pyetje Durim Bamin

Gjatë ditës së premte prokurorët e Krimeve të Rënda do të marrin sërish në pyetje Durim Bamin, personin që shfaqet në videon e publikuar nga Tom Doshi ku ai pranon se ka marrë para për ta vrarë atë dhe deputetin Mhill Fufi. Seanca e pyetjeve do të zhvillohet pas disa çështjeve të ngritura në seancat e pyetjeve me të tjerë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Bami do të duhet të japë sërish shpjegime për pikëpyetjet e ngritura nga Doshi, për akuzat e bëra nga Dritan Prifti apo për deklaratat e Mark Frrokut. Në seancën e parë të marrjes në pyetje Bami hodhi poshtë deklaratat e tij në video duke thënë se e kishte mësuar Doshi të fliste në atë mënyrë. Mbetet për të parë nëse do t’ju qëndrojë apo jo ai deklaratave të para. 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?