Çështja “Doshi”, Ymer Lala në Prokurori

Ymer Lala është paraqitur sot në Prokurori për të dëshmuar lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi.

Ai është paraqitur rreth orës 13:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë versionin e tij për ngjarjen. Emri i Lalës është përmendur nga Doshi, në versionin që i ka dhënë Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në këtë version, Lala përmendje si një nga personat që ka qenë pjesë e “grupit që komplotonte për vrasjen e Doshit”.

Prej dy orësh, Lala ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. 

SHKARKO APP