Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 06:48 Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve Sondazhet e para të publikuara nga rrjetet kryesore televizive të Izraelit tregojnë një barazim mes bllokut qeverisës të Benjamin Netanyahut dhe grupimit opozitar të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çështja e pronave në Himarë, Rama: Disa e përdorin flamurin grek si kartë krediti

Aktualitet E diel, 27 Gusht 2023 12:15
Çështja e pronave në Himarë, Rama: Disa e përdorin flamurin grek si kartë krediti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është përgjigjur edhe sa i përket titujve të pronësisë në Himarë. Rama u shpreh se problemi me pronat në Shqipëri është i vjetër dhe i dhimbshëm, por gjatë mandatit të tij në Himarë janë dhënë shumë tituj pronësie për minoritetin grek.

Pjesë nga biseda:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Para 8 orësh
Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si që...

Para 8 orësh
Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj:...

Para 9 orësh

Dëgjova se vijon të jetë problematike situata me të drejtat e pronave të qytetarëve grekë të Himarës. Në Athinë thuhet se tituj pronësie jepen vetëm për qytetarë të Himarës që kanë rënë dakord paraprakisht t’i shesin në investitorë strategjikë. Në këto 10 vite që qeverisni Shqipërinë dhe 3 vite pas votimit të ligjit të ri për pasuritë e patundshme, e dini se sa tituj pronësie janë dhënë në banorë të Himarës, pa u shitur menjëherë nga këta banorë në investitorë strategjikë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rama-Kjo është një sajesë, një gënjeshtër. Në radhë të parë, historia e pronave në Shqipëri është tepër e dhimbshme. Duhet të kalonim nga ferri i komunizmit ku çdo gjë i përkiste vetëm shtetit, pastaj në fazën e katharsis të tranzicionit, ku titujt e pronësisë ishin çështja e parë madhore. Situata ishte kaotike në çdo m2 të vendit. Akoma kemi problem të madh në Veri, ku ka prona të mëdha, ndërtime të paregjistruara. E dyta, të themi që e drejta e pronës njihet vetëm pasi dikush bën një marrëveshje të tillë, nuk ka logjikë. Askush nuk bën dot asnjë marrëveshje dhe nuk merr dot asnjë leje pa siguruar titujt e pronësisë fillimisht. E dini sa shitet toka afër bregut të Himarës? Sot kemi raste në Himarë ku pronat shiten më shtrenjtë se në shumë zona të Korfuzit. Titujt e pronësisë që janë dhënë në minoritetin grek gjatë mandatit tim janë të shumtë. Krahasohet kjo me të kaluarën? Në të kaluarën ishin dhënë zero tituj, zero. Jo një, zero. Minoriteti grek sot shkon në kisha me tituj pronësie. Kishat i kishin humbur titujt e pronësisë për shkak të komunizmit. Dhe qeveria jonë i riktheu tek kishat ato tituj.

Domethënë ju thoni se nuk ka problem me titujt e pronësisë në Himarë?

Rama-Problemet me titujt e pronësisë në Shqipëri nga Veriu në Jug janë të njëjta. Problemi është që disa persona që kujtojnë se janë më të zgjuar se të tjerët dinë të përdorin flamurin grek si kartë krediti. Disa përdorin flamurin grek për të ushqyer shoqërinë me helm. Mbështesin mikrointeresat e tyre duke përdorur flamurin grek. Disa shqiptarë bëjnë të njëjtën gjë duke përdorur flamurin e partisë socialiste, apo partisë demokratike apo partive të tjera. Sepse këta shqiptarë nuk pretendojnë dot se janë minoritarë që gjoja po shkatërrohen…

Gjithsesi, disa mes minoritetit grek janë shumë të aftë në manipulimin e Athinës dhe Athina nuk është e aftë të perceptojë se personi që mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së minoritetit nuk është një grek, jam vetëm unë, jo sepse punoj për grekët, por sepse punoj për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe mendoj se grekët në Shqipëri janë një thesar e nuk kemi veçse të vlerësojmë prezencën e tyre, kjo është e gjitha. Por përderisa ekzistojnë disa shqiptarë që nuk më gëzon fakti kemi të njëjtin gjak, ekzistojnë gjithashtu disa pak grekë që edhe ju nuk duhet të ndjeheni shumë krenarë që keni të njëjtin gjak.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Tani

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 1 minute

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 2 minutash

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 9 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 9 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.