Çështja”Doshi”, dëshmon në Prokurori “Toni”, erdhi nga Gjermania

 

Fatjon Skënderi, personi i përfolur si njeriu, i cili kishte porositur te Durim Bami vrasjen e Tom Doshit po jep deshmine e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai ka mberritur ne organin e akuzes ne oren 09:00 te mengjesit. Mësohet se Skënderi ishte larguar nga Shqiperia, drejt Gjermanisë, pas një atentati  të deshtuar ndaj tij disa muaj më parë. Skënderi pritet t’i nënshtrohet një seance të gjatë pyetjesh nga prokuroret e çështjes, si personi kyç qe ka dijeni mbi një tentative ose jo te vrasjes se deputeti Doshi, si dhe kush ka urdhëruar për vrasjen e tij. I njohur si ish- shoferi i Partise Republikane ne vitet ’90, ai u akuzua drejteperdrejte nga Doshi si njëri prej organizatorëve të planit për eliminin e tij.Doshi ka deklaruar përpara prokurorëve se Fatjon Skënderaj, i njohur me emerin Toni, kishte angazhuar persona të tjerë që ta ruanin dhe të planifikonin  atentatin. Sipas deponimit të Durim Banit, Fatjon Skënderi i ishte premtuar shuma prej 500 mije eurosh për të eliminuar Tom Doshin. Në Prokurori dëshmuan dje Ymer Lala dhe Ylli Xhaxhollari, pronar i lokal “Viva” në zonën e ish-Bllokut,  ku sipas “vrasësit te penduar” Durim Bami ishte marrë porosia për eliminimin e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Nga transkripti i bisedës së regjistruar në video dhe që u vu në dispozicion nga Tom Doshi, Ymer Lala, nga Durim Bami prezantohet si shoku i ngushtë i Fatjon Skënderit, i konsideruar si porositësi i atentatit ndaj Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

Ja një pjesë e transkriptit ku Durim Bami përmend Ymerin

Tom Doshi : Po Ymeri çfarë roli ka aty?

Djali : Po Ymeri është shoku i ngushtë i Tonit. Ymerin e ka shumë shok, rrinë natë-ditë bashkë, punojnë bashkë. Çdo gjë që e dinë e dinë të dy. Nuk është se e di njëri dhe nuk e di tjetri.

 

 

SHKARKO APP