CEZ, Basha: PS të bashkojnë votat me ne për hetimin

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen për të votuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ.

Gjatë intervistës në emisionin "Opinion" në "TV Klan", Basha deklaroi se, është gati që PD të votojë në Kuvend projektligjin, duke i bërë thirrje edhe deputetëve socialistë për të bashkuar votat.

“Unë i bëj thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të bashkojë votat me ne për të kaluar ligjin për hetimin ndërkombëtar për CEZ-in”,- deklaroi kreu i PD Lulzim Basha.

SHKARKO APP