Çfarë bisedoi Duka me trajnerin De Biasi?

 

 

 

Festa e kualifikimit në finalet e një Kampionati Europian është lënë pas. Tani trajneri i Kombëtares mendon për punën që duhet të bëjë deri në qershor ku Kuqezinjtë do të debutojnë në një aktivitet kontinental. Gianni De Biasi thotë në një intervistë për Televizionin Klan se po bisedohet me Finlandën, për një miqësore muajin e ardhshëm në Elbasan.

“Të hënën një përgjigje nga Finlanda të hënën, pasi kjo përfaqësuese është e gatshme të vijë këtu. Gjatë miqësoreve, do të provojmë ndonjë lojtar të ri, por në radhë të parë duhet të respektojmë këta djem që arritën këtë kualifikim historik. Por duhet të shohim edhe për të ardhmen për kualifikueset e Kupës së Botës 2018”.

Gianni De Biasi sqaron se në shortin e 12 dhjetorit në Paris nuk mund të quajë asnjë përfaqësuese si të dobët.

“Do të doja vetëm ekipet e vazos së katërt, por kjo nuk është e mundur. Megjithatë unë mendoj se çdo skuadër është e fortë qoftë ajo Italia, Spanja apo Belgjika, pasi janë shumë ekipet e forta. Unë mendoj edhe ato përfaqësuese që nuk kanë një emër të madh janë për tu vlerësuar”.

Trajneri Kombëtares sqaron edhe takimin e pak ditëve me parë me presidentin Armand Duka.

“Po drekonim me disa zyrtarë të FIFA-s, ata ishin larguar dhe po bisedonim asgjë më tepër, ishte thjesht një takim me normal”.

Ky është një tjetër sinjal se si Federata ashtu dhe trajneri De Biazi kanë dëshirë që bashkëpunimi të vijojë gjatë dhe se të dyja palët mund të kenë gjetur gjuhën e përbashkët për rivlerësimin e kontratës të trajnerit.

SHKARKO APP