”Çfarë do ndodhte sikur të ishte në PS?” Grida Duma: Basha është i fisshëm dhe nuk e them për kompliment

Kandidatja për deputete e PD-së Grida Duma, nga Durrësi ku kreu Lulzim Basha ka mbledhur kandidatet zonja, tha se nuk mund të ndodhte kurrë që ajo të ishte në PS, jo vetëm për shkak të bindjeve, por edhe të cilësive të Bashës si lider dhe njeri.

”Diku këtyre dy ditëve, lexova një solidaritet ndaj meje, personal, sikur Grida Duma të ishte në PS çfarë do të ndodhte? Thashë nuk do të mund të ndodhte kurrë të isha në PS. Jo vetëm sepse zgjedh të jem e djathtë.

Nuk besoj do ta ndërroja kurrë një individ, një njeri, nuk dua të them kryetarin e PD, një njeri si Basha, me të cilin 11 vite në rrugëtim profesional, kam parë se si jo vetëm ndaj meje por ndaj çdo individi tjetër është njeriu që njeh respektin absolut.

Që do të thotë në korridorin e asaj që quhet seli partie apo ministrie nuk kemi dëgjuar një herë të vetme të mos thotë një grua, sa është xhentëllmen, sa i fisshëm, edhe këtë nuk e them për kompliment. Sot është dita dhe nuk kam arsye pse mos ta them. Duhet ti japësh gruan respektin dhe ndjesinë e një qenie që sjell jetën”, u shpreh Duma në fjalën e saj.

SHKARKO APP