Çfarë do të bëhet me të kaluarën?!

Nga Vuk Drashkoviç*/E vërteta e hidhur në të kaluarën, e cila ka ndodhur, duhet të zhduket. Në këtë të kaluarën e re, ne do kemi një Jasenovaç të ri. Në Gjykatën e Hagës – në të cilin patriarku ynë, duke profetizuar kristianisht do të zhbirojë në të kaluarën, të cilën po e ndërtojmë tani -askush nga serbët, të cilët janë gjykuar atje, nuk ka bërë asgjë të keqe apo mëkat. Në të kaluarën e re, serbët nuk do të sulmojnë askënd në Kroaci, as në Bosnje, as në Kosovë, nuk do vrasin e as do të dëbojnë askënd, as akademikët serbë, vlladikët, shkrimtarët dhe mediat nuk do nxisin urrejtjen dhe marrëzinë. Serbët do të sulmohen nga të gjitha anët dhe gjithkund do të mbrohen nga ustashët, nga muxhahedinët, nga ballistët, nga Europa dhe Amerika. E kaluara e hidhur, e cila na ka ndodhur, duhet të zhduket: Tanket të zbukuruar me lule, nga Beogradi marshonin në Kroaci. Kampet e përqendrimit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Granatimet katërvjeçare të Sarajevës. Masakra e Srebrenicës. Dëbimi i disa qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova. Varrezat e fshehta të civilëve shqiptarë në poligonët e policisë në Beograd, në lumenjtë dhe liqenet e Serbisë. Beretat e kuqe. “Skorpionët”. “Tigrat”. Likuidimi i serbëve, të cilët damkosën krimet dhe kriminelët…

Mbi të gjithë ata që mbajnë mend se çfarë u bë e si u bë, po kryhet lobotomi në kor. Duhet të harrojnë! Serbët nuk janë gjermanë, të turpërohen për krimet e kryera tjerëve dhe vetës. T’u vijë turp atyre tjerëve, vetëm duart e tyre janë të përgjakura. Të kaluarës tonë të re, themelore do të jetë e pavërteta dhe vetëmbrojtja. Që asnjë të mos jetë siç është, sepse ne në pasqyrën e së kaluarës e kemi fytyrën e kastravecit, por ashtu si duam të jetë.

Që Bill Klinton të jetë fajtori për Srebrenicën. Myslimanët të granatojnë vetë Sarajevën. Shqiptarët, nën regjinë e amerikanëve, të ikin nga Kosova. Gjykata e Hagës të jetë një vazhdim i krimeve ndaj serbëve, atyre më të mirëve, e sigurisht, të pafajshmëve. Nuk do të ketë dhe nuk guxon të ketë asnjë faj për regjimin, Shërbimet Sekrete dhe aparatin e urrejtjes e vdekjes së Slobodan Millosheviçit, i cili në pjesën më të madhe të opinionit publik është rehabilituar kënaqshëm, sidomos për autorët e lartë të apokalipsit gjatë viteve nëntëdhjetë. Në të kaluarën tonë të re patriotike, atyre do ju ngrihen përmendore, e disa do i shpallin shenjtër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshtati: Simon Shkreli. www.danas.rs

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?